Austria prej kohësh i ka shpallur luftë kërkesave për azil, por së fundi ka miratuar një ligj që i lejon autoriteteve që të kthejnë mbrapsht që në kufi të gjithë ata që synojnë të hyjnë në vend për qëllime azili.
Ligji është mjaft i diskutueshëm në vend, teksa shumë grupe të të drejtave të njeriut thonë se ai minon parimin e mbrojtjes nga lufta apo persekutimi.
Ligji vjen një ditë pasi partia e ekstremit të djathtë në Austri u rendit në krye në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale.
Zyrtarët austriakë thonë se ata janë duke marrë parasysh idenë e ndërtimit të një gardhi përgjatë kufirit me Italinë.