Telegrafi

​Atletja Gentiana Peci doli e parafundit në garën 3000 metra

Gentiana Peci ishte e vetmja përfaqësuese nga Kosova në sportin e atletikës që garoi sot, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Ajo zuri vendin e parafundit në garën e 3 000 metrave, duke përfunduar me kohën 11:14.91 sekonda.Garuesja jonë nuk arriti të jap më të mirën e saj.

“Nuk jam e kënaqur me paraqitjen. Ndoshta kam mundur të japë më shumë, po ashtu konkurrenca ishte e lartë. Mua më mbetet të punoj shumë për ta përmirësuar kohën”, deklaroi Peci.

Në dy ditët e ardhshme nga atletika do të garojnë Alaudin Suma, në hedhje të diskut dhe hedhje të gjyles, si dhe Arian Smajli në 3000 metra vrapim. /KP/Telegrafi/