Titaniku do të kthehet sërish në det. Projekti për ndërtimin e një kopjeje të anijes më të famshme në botë, i fundosur në oqeanin Atlantik, ishte pezulluar, ndërkohë që sapo ka filluar plani për ndërtimin e tij dhe përurimin me një udhëtim turistik në vitin 2022.
Bëhet fjalë për një tur prej dy javësh duke nisur nga Dubai drejt Sauthemptonit dhe më pas në Nju Jork, në gjurmët e anijes që u fundos më 12 prill 1912 gjatë udhëtimit përurues pas përplasjes me një ajsberg.
”Titanic II”, i ndërtuar nga kompania ”Blue Star Line”, do të ketë të gjitha detajet estetike origjinale dhe të njëjtin numër pasagjerësh (2 400) dhe ekuipazhi (900).
Sidoqoftë, ai do të ketë një teknologji të përparuar lundrimi dhe sigurie.
“Udhëtimi i parë do të ndjekë atë origjinal, ndërkohë që do të ketë edhe udhëtime të tjera”, deklaroi biznesmeni dhe politikani australian Clive Palmer, i cili qëndron pas kësaj nisme. /kp/Telegrafi/