Arsenali ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Stoke City, Jack Butland, për të zëvendësuar Petr Cech, shkruan Bleacher Report.
Pasi nuk mund të marrin Jordan Pickfordin, “Topçinjtë” tash “ia kanë vënë syrin” portierit anglez Butland.
Në Emirates mendohet që sezoni 2017-18 do të jetë i fundit për Cech në Arsenal dhe skuadra do të vazhdojë të monitorojë Butland nëse ai nuk do të nënshkruajë kontratën këtë verë.
Butland shihet si një portier me perspektivë në Ligën Premier. /Telegrafi/