Pagani që nga themelimi më 1999 bazohet në motorët AMG, ndërsa këtë vit feston 20-vjetorin e modelit të parë Zonda.
Modeli ndërkohë ka arritur statusin e kultit dhe në varësi nga ruajtja e automjetit, njësitë e tij kushtojnë prej 2 deri në 15 milionë euro.
Para tetë vjetësh arriti Huayra, e cila është prodhuar në 100 njësi, prej tyre 20 nën shenjën BC.
Vitin e ardhshëm arrin Pagani Huayra BC Roadster me peshë prej vetëm 1.250 kg, me karroceri prej fibrave të karbonit dhe materialeve të lehta.
Ai do të lëvizë përmes motorit AMG M158 V12 twin-turbo me 802 kuaj fuqi.
Pagani do të prodhojë vetëm 40 njësi dhe çmimi i tij do të jetë rreth 3,2 milionë euro, duke mos llogaritur TVSH-në. /kp/Telegrafi/