Telegrafi

​Amber Heard ndan një milion dollarë për spitalin e fëmijëve

Foto: Getty Images

Spitali i fëmijëve në Los Anxhelos ka konfirmuar se Amber Heard ka dhënë donacion një milion dollarë nga pasuria që kishte fituar nga divorci në formë bamirësie, gjë të cilën ajo e kishte premtuar se do ta bëjë pas ndarjes nga aktori Johnny Depp.

Aktorja 31-vjeçare u nda nga Johnny në vitin 2016 dhe fitoi shtatë milionë dollarë sipas marrëveshjes, në të cilën ajo premtoi se një pjesë do ta ndajë për organizatat bamirëse “American Civil Liberties Union” dhe Spitalin e fëmijëve CHLA.

Amber Heard (Foto: Getty Images)

Amber dhe Johnny lëshuan një kumtesë të përbashkët pas arritjes së marrëveshjes për divorc në gusht të vitit 2016, në të cilën thuhej se aktorja do të japë donacione për bamirësi.

Foto: Getty Images

Kujtojmë që Amber pushtoi faqet e para të tabloideve rozë, pas asaj që ajo e quan ndarje toksike me Depp, të cilin e akuzoi se kishte ushtruar abuzime të vazhdueshme përgjatë martesës 15-mujore, pretendime që mohohen nga aktori. /KosovaPress/

Foto: Getty Images