Telegrafi

​Aksident në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata (foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku veç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në dy rrugët që shpijnë në atë drejtim, në transitin Prishtinë – Fushë Kosovë, e bllokuar nga kolona ishte edhe rruga nga rrethi i Fushë Kosovës deri tek aksidenti.