Site icon Telegrafi

​Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë për tërmetet në Shqipëri

Tërmetet që tronditën sot Shqipërinë u pasqyruan edhe nga agjencitë e huaja të lajmeve.

“Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe qytete të tjera të vendit janë goditur nga një tërmet i fuqishëm”, transmeton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.

“Vitet e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete të cilët kanë shkaktuar dëme materiale”, shton ajo.

Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në disa qytete të Kosovës

“Tërmeti shkaktoi skena paniku në rrugët e vendit, sidomos në Tiranë”, shkruan agjencia franceze e lajmeve, AFP.

“Sipas institutit amerikane të studimeve gjeologjike, USGS, magnituda e tërmetit ishte 5,8 ballë të shkallës Rihter”, shton ajo.

Lexo po ashtu Edhe dy tërmete godasin Shqipërinë

“Një tërmet që tronditi Shqipërinë, me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter, u ndje edhe në Korfuz, sipas komandantit të Zjarrfikësve të ishujve Jonianë, Andreas Rizos, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

“Tërmeti kaloi pa dëmtime”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Rizos theksoi se po kryhen kontrolle në qendër të Korfuzit dhe në veri të tij, edhe pse nuk ka asnjë raportim në dëme.

“Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, një kilometër nga Durrësi, dhe ai u ndje në të gjithë vendin duke shkaktuar panik. Madje, lëkundjet e tij u ndjenë deri në Pulia”, shkruan RaiNews.

Exit mobile version