Telegrafi

​Agjencia Austriake për Zhvillim premton mbështetje për Kosovën

Drejtori menaxhues në Agjencisë Austriake për Zhvillim, Martin Ledolter shpreh gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në realizimin e prioriteteve të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimit të rendit dhe ligjit dhe të drejtave të njeriut.

E këtë e ka thënë në një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në takim Ledolter ishte i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger dhe udhëheqësi i kësaj agjencie në Prishtinë, Christian Geosits.

Në një komunikatë nga presidenca thuhet se Jahjaga e falënderoi Ledolter, për mbështetjen e vazhdueshme që Agjencia Austriake për Zhvillim i ka dhënë Kosovës në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e demokracisë, përmes projekteve që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit, edukimin dhe çështjet gjinore.

Ajo vlerësoi lart marrëdhëniet Kosovë-Austri dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi me këtë agjenci do të kontribuojë në thellimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. /Telegrafi/