Site icon Telegrafi

​Agim Aliu: Nuk do të lejoj që Sheshi i Ferizajt të kthehet në pazar

Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu ka thënë të enjten se vendimi i tij i marrë më parë për ndalimin e shitjes me tezga në Sheshin e Ferizajt, është i pa kthyeshëm dhe se nuk do të lejojë që Sheshi i Ferizajt të kthehet në Pazar.

“Mandati im nuk është i përballur vetëm me borxhet, mandati im është i përballur edhe me drejtimet që iu kanë dhënë Ferizajt. Përpjekja ime është që edhe të shlyejë borxhet, por edhe të ndal drejtimet e këqija që ka marrë Ferizaj”, tha ai dhe shtoi se “gropa” është simbolikë e të dyjave “edhe e borxheve edhe e drejtimit çfarë kishte marrë qyteti i Ferizajt.

“Unë e kam thënë edhe në seancën e Kuvendit, që në asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë nuk kisha dashur të lejojë një gropë që e shoh çdo ditë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se si kryetar i komunës u ka ofruar tre mundësi punësimi dhe një objekt për shitje, apo për mundësi tjera, siç ata e konsiderojnë, ndërsa ka treguar se i ka takuar me dhjetëra herë shitësit, të cilëve ua ka bërë me dije se vendimi i tij është i pa kthyeshëm, dhe se nuk do të lejojë që ata të shesin çdo ditë në Sheshin e Ferizajt.

Po ashtu ai sqaroi, se vendimi është marrë mbi baza ligjore, pasi nuk lejohet që shitësit të shesin mallra para dyqaneve të cilët paguajnë taksa. Ai po ashtu sqaroi, se ata nuk paguajnë taksa për veprimtarinë e tyre shitëse.

Ai po ashtu premtoi se si natyrë është solidar dhe i ka mbështetur vazhdimisht ata qytetarë dhe ua ka ofruar disa mundësi të punës, duke kërkuar atyre që të bëjnë zgjedhje të punës, pasi me punën e tyre do të mund të nxjerrin deri në njëmijë euro në muaj.

Aliu pohoi se shitësit në shesh me tezga, janë duke protestuar, ndërsa u rikujtoi atyre se nuk tërhiqet nga vendimi i tij, ndërsa pohoi se edhe pse është njeri i kompromisit “nuk do të lejoj që Sheshi i Ferizajt të kthehet në Pazar”, raporton kp./Telegrafi

Exit mobile version