Telegrafi

​A do të shitet Perisic? Përgjigjet Ausilio

Shefi i Interit, Piero Ausilio insiston se ata nuk janë të interesuar për ta shitur Ivan Perisicin.

Kroati është i lidhur me transferimin tek Manchester Unitedit, madje, edhe vet Jose Mourinhon javën e kaluare konfirmoi bisedimet me agjentin e lojtarit, Pedja Mijatoviq.

Por, sipas shefit te ‘Nerazurëve’, akoma nuk ka ardhur asnjë ofertë për lojtarin, dhe sipas tij, Interi ëstë duke ndërtuar një skuadër të fortë, ku Perisiq është pjesë e këtij projekti.

“Perisic të United? Ne jemi duke ndërtuar një skuadër të mirë, në mesin e tyre sigurisht se është edhe Perisiq”, tha Ausilio.

“Tani për tani, asnjë ofertë nuk ka ardhur, por edhe nëse ka pasur, në këtë moment, ne nuk jemi duke menduar shitjen e tij”, tha ai.