Site icon Telegrafi

​38 mijë operacione dhe 1.2 milionë shërbime ambulantore

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka mbyll vitin me 38 mijë operacione, ndërsa, kishte mbi 1.2 milionë shërbime ambulanotore.

Duke përmbledhur statistikat e punës në vitin 2016, në tërë SHSKUK bazuar në statistikat preliminare ka pasur 804 mijë ditë shërimi me 149 mijë pacientë të shtrirë.

Vetëm në QKUK ka pasur 458 mijë ditë shërimi, me 70 mijë pacientë të shtrirë,  ku nga këta pacientë të shtrirë  19 mijë pacientë janë operuar.

Në 7 Spitalet e Përgjithshme kishte 345 mijë ditë shërimi, me 78 mijë  pacientë të shtrirë, nga këta pacient 17 mijë janë operuar.

Gjithsej vizita ambulantore ishin 665 mijë, QKSUK-ja, gjithsej ka kryer 53 mijë vizita të para dhe vizita kontrolluese..

Në Qendrat  Profesionale të Shëndeti Mendor me njësi në të gjithë Kosovën kishte 55 mijë vizita ambulatore.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës  në Gjakovë për vitin 2016, regjistron 23 mijë vizita ambulantore.

Vlera monetare e donacioneve të pranuara në Barnatoren Qendrore të QKUK-së gjatë periudhës së vitit 2016 arrin shumën mbi 8.8 milionë euro për barëra dhe material medicinal shpenzues. /kp

Exit mobile version