Komuna e Prishtinës me përkrahjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II) do të lansojnë sot sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.
Projekti SAEK ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm të transparencës dhe llogaridhënies në komunat partnere, ku një nga metodat e saj është digjitalizimi i shërbimeve publike në mënyrë që të zvogëlohet numri i pikave të ndjeshme ndaj korrupsionit në procedurat ekzistuese.
Projekti ka punuar ngushtë me komunën e Prishtinës në këtë aspekt dhe e konsideron komunën si një partner kryesor në luftën kundër korrupsionit.
Ngjarja është një tjetër nismë që synon të rris transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve të nevojshme për qeverisje më pjesëmarrëse në nivel lokal.