Telegrafi

​ Hekurani vjen me një tjetër duet

Foto: YouTube

Hekuran Krasniqi e ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili është një duet.

Kantautori i njohur ka bashkëpunuar me Esmeraldën për realizimin e këngës “Nuk ka tjetër”.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa prapa tij qëndron vet Hekurani.

Muzikanti i njohur Dardan Gjinolli është angazhuar me saksofon në këtw projekt.

Ky duet është në vazhdën e bashkëpunimeve të suksesshme të këngëtarit që janë pëlqyer shumë nga fansat e tij. /Telegrafi/