Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka ndarë sot medaljen atasheut të mbrojtjes së Kroacisë i akrediatuar në Kosovë Ivica Mateshiq.
Medalja “Shërbimi i shquar” i është ndarë atashuet kroat me motivacionin për kontributin e dhënë në forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, në prag të përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
Demolli e falënderoi kolonelin Mateshiq për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit të dy ministrive, dy forcave si dhe të dyja vendeve në fushën e sigurisë, duke potencuar faktin se angazhimi i atasheut kroat të Mbrojtjes ka qenë i shkëlqyer dhe se ka ndikuar drejtpërdrejtë në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në këtë fushë.
Nga ana e tij, atasheu i Kroacisë, Ivica Mateshiq, ka falënderuar ministrin Demolli për vlerësimin, duke potencuar se kur ka marrë detyrën për atashe në Kosovë është ndjerë si në shtëpinë e tij, duke e konfirmuar se po ashtu edhe sot ndjehet i tillë.
Atasheu i Kroacisë, në gjuhën arbëreshe dhe nën emocione shprehu krenarinë për prejardhjen e tij familjare, duke theksuar se rrjedh nga një familje arbëreshe nga rrethinat e qytetit të Zarës në Kroaci.