Telegrafi

​​United dhe PSG lufotjnë për Douglas Costan

Dy skuadrat e mëdha evropiane kërkojnë yllin e Juventusit.

Douglas Costa gjithnjë e më larg Juves, me lojtarin brazilian që duket se ka vendosur t’i jap lamtumirën Italisë.

Janë dy gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain dhe Manchester United ato që kanë shprehur interesim të madh për brazilianin.

Drejtuesit klubit parisien janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të, me kampionët e Francës që duket se janë favoritë për të nënshkruar me Costan.

Douglas Costa (Getty Images)

Por, duhet thënë se Djajtë e Kuq kanë për të shpenzuar këtë verë dhe nuk do ta kenë problem për të bërë një ofertë joshëse që ta bindin Juventusin për të lejuar transferimin e futbollistit në Old Trafford.

Douglas Costa i është bashkuar Zonjës së Vjetër në vitin 2017 nga Bayern Munich për 46 milionë euro.