Site icon Telegrafi

​​Trump sulmon udhëheqësin e sindikatës në Ditën e Punës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e filloi Ditën Kombëtare të Punës, e cila festohet çdo të hënën e parë të shtatorit, duke sulmuar udhëheqësin e organizatës ombrellë të sindikatave (AFL-CIO), Richard Trumka, i cili kritikoi ashpër presidentin gjatë fundjavës.

Trump tha sot se Trumka “përfaqësoi bashkimin e tij të dobët në televizion këtë fundjavë. Është e lehtë të shohësh përse sindikatat po bëjnë punë kaq keq. Një Dem!”

Sulmi i presidentit erdhi pasi Trumka u shfaq në “Fox News Sunday” gjatë fundjavës, ku ai tha se përpjekjet për të rishikuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut duhet të përfshijnë Kanada. Trumka, organizata e të cilave është një grup ombrellë për shumicën e sindikatave, tha se ekonomitë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës janë “të integruara dhe është shumë e vështirë të shihet se si do të funksiononte kjo pa pasur Kanadanë në marrëveshje”.

Trump tha të shtunën se nuk ishte “asnjë domosdoshmëri politike” për ta mbajtur Kanadanë në NAFTA. Por siç shkruajnë mediat amerikane, është e diskutueshme nëse Trump mund të përjashtojë në mënyrë të njëanshme Kanadanë nga një marrëveshje për të zëvendësuar marrëveshjen NAFTA me tre kombe, pa miratimin e Kongresit.

Negociatat e administratës Trump për të mbajtur Kanadanë në bllokun e riintegruar tregtar, do të rifillojnë këtë javë, pasi Uashingtoni dhe Otava po përpiqen të thyejnë bllokadën tregtare. /kp/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version