Site icon Telegrafi

​​Reali po bën gjera të mira, gati për Superkupë, thotë Casemiro

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Chelseat (3-2).

Casemiro thotë se skuadra e tij ka treguar performancë mjaft të mirë. Ai mendon se Real Madridi është duke bërë punë të mirë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

Casemiro beson se skuadra e tij do të jetë e gatshme më 9 gusht për Superkupën e Evropës kundër Sevillas. “Ne kemi punuar mirë, do të vazhdojmë të vazhdojmë përmirësimin.

Unë jam lojtar i ri dhe isha i qetë gjatë lojës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në kërkim të lojës më të mirë, e cila ende nuk ka ardhur”, ka thënë Casemiro.

“Ne ende duhet të punojmë në aspektin fizik, por ne jemi duke bërë punë të mirë. Ne po bëjmë gjera të mira çdo ditë, por dita e rëndësishme është më 9 gusht”, theksoi Casemiro.

Exit mobile version