Telegrafi

​​Pompeo: SHBA nuk tërhiqet nga plani për ndihmat në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga plani për të shpërndarë ndihma humanitare në Venezuelë këtë javë, pavarësisht kundërshtimit nga presidenti, Nicolas Maduro.

Ndihma është bërë një pjesë përbërëse e strategjisë politike të SHBA-së dhe figurat opozitare në Venezuelë që mbështeten nga Uashingtoni, ndërkohë që Pompeo ka deklaruar se interesat amerikane të sigurisë ishin në rrezik në vendet e Amerikës Latine.

“Këtë fundjavë do të përpiqemi të shpërndajmë ato që janë qindra tonelata me asistencë humanitare që populli amerikan, taksapaguesit tanë, i kanë paguar me gjenerozitet dhe që tani ndodhen në rajon. Shpresojmë t’i kalojmë ato përtej kufirit”, tha Pompeo për “NBC News”.