Telegrafi

​​Hubble kap pamje të “diskut fluturues”

Teleskopi Hubble kapi një imazh mahnitës të galaktikës në formë të diskut fluturuese 85 milionë vit drite larg Tokës.

E quajtur një galaktikë spirale, ajo qëndron në yjësinë jugore të Mensës dhe krenohet me krahët e saj rrotullues me një bar yjesh në qendër të saj.

Grupi i mbushur nga yjet, besohet se luan një rol të madh në mënyrën se si ka evoluar galaktika dhe ndikon në rritjen e vrimave të zeza super-masive.

Galaktika e njohur zyrtarisht si IC 2051 është vërejtur më 16 dhjetor.

“Këto bulëza mendohet se luajnë një rol kryesor në mënyrën se si evoluojnë galaktikat dhe të ndikojnë në rritjen e vrimave të zeza super-masive”, tha NASA në një deklaratë.

“Ndërsa nevojiten më shumë vëzhgime në këtë fushë, studimet sugjerojnë që disa, apo edhe shumica, bulëzat galaktike mund të jenë struktura komplekse të përbëra sesa ato të thjeshta, me një përzierje të përbërësve sferikë.”

Astronomët besojnë se supernova është 400 vjeçare siç shihet nga Toka dhe mund të ketë qenë e dukshme për vëzhguesit e Hemisferës Jugore rreth vitit 1600.

Unaza e gazit ose ajo që është e njohur zyrtarisht si SNR 0509-67.5, është një mbetje e dukshme e një shpërthimi yjor që ndodhi në Renë e madhe Magelanike (LMC).