Sot në Luksemburg përfundoi takimi i Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian në të cilën është biseduar edhe për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Porosia për IRJM nga vendet anëtare është shumë e qartë – nevojitet që liderët e vendit të angazhohen për dialog të hapur, zbatim të Marrëveshjes “Përzhino” të vitit 201, krijim të kushteve për zgjedhje të besueshme, zbatim të prioriteteve urgjente të reformave, sundim të ligjit dhe përkrahje të punës së PSP“, ka deklaruar në konferencë për shtyp, përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme, Federica Mogherini/Telegrafi/