Arsene Wenger është trajneri më i suksesshëm në historinë e Arsenalit, por ai tani përballet me një breshëri të kritikave nga mbështetësit e pakënaqur nga marrëdhëniet e transferimeve të klubit.
Me fillimin e Ligës Premier në fundjavë, Topçinjtë janë pa një mbrojtës të aftë të qendrës, pa një numër nëntë të njohur, i cili mund të shënoj gol në çdo ndeshje të Ligës Premier dhe çuditërisht, pa kapiten të klubit.
Por, një nënshkrim që duket i destinuar të ndodhë urgjentisht është një qendërmbrojtës.
Emra të tillë si Shkodran Mustafi, por edhe Jonny Evans janë nga më të mundshmit për tu bërë pjesë e Arsenalit.
Megjithatë, Arsenali jo gjithmonë ka ditur të transferoj qendërmbrojtës duke dështuar në disa raste. /Telegrafi/
Mësoni shtatë rastet kur Wenger ka dështuar në transferimin e një qendërmbrojtësi:
Sebastien Squillaci
I transferuar nga : Sevilla
Çmimi: 4 milionë funte
Paraqitje: 39
Igors Stepanovs
I transferuar nga: Skonto Riga
Çmimi: 1.35 milionë funte
Paraqitje: 23
Mikael Silvestre
I transferuar nga: Man United
Çmimi: 800.000 funte
Paraqitje: 43
Philippe Senderos
I transferuar nga: Servette
Çmimi: Falas
Paraqitje: 113
Pascal Cygan
I transferuar nga: Lille
Çmimi: 2 milionë funte
Paraqitje: 63
Johan Djourou
I transferuar nga: Akademi e klubit
Çmimi: Falas
Paraqitje: 140
Stathis Tavlaridis
I transferuar nga: Iraklis Thessaloniki
Çmimi: 1 milionë funte
Paraqitje: 8