Carlo Ancelotti do të duhet të vazhdojë fazën përgatitore edhe pa një yll të ekipit.
Pas lëndimit të Arjen Robben, Bayern Munich ka mbetur edhe pa Douglas Costan i cili është lënduar gjatë stërvitjes.
Kësisoj shtohet kokë dhembjet për trajnerin Ancelotti i cili ka mbetur pa dy lojtar kyç në krahun e djathtë të sulmit.
Në një njoftim zyrtar klubi bavarez ka njoftuar se Costa mund të mungojë deri në tri javë, ndërsa Ancelotti shpreson ta ketë të gatshëm për fillimin e stinorit në Bundesligë.
“Jam i dëshpëruar që nuk mund të llogaris në një lojtar si Costa, por shpresoj që ai të kthehet në kohë për fillimin e stinorit të ri”, ka deklaruar trajneri gjerman. /Telegrafi/