Vladimir Putin i propozoi sot Japonisë për të kthyer faqen e Luftës së Dytë Botërore duke nënshkruar deri në fund të vitit dhe ”pa kushte paraprake” një traktat paqeje, një propozim që u prit ftohtë nga Tokio, e cila kërkon kthimin e katër ishujve të aneksuar nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1945.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga reagoi menjëherë ndaj propozimit të presidentit rus, duke kujtuar “parimin e thjeshtë” se Tokio do të nënshkruajë një traktat të tillë vetëm pas “zgjidhjes së problemit të dhënies” të këtyre ishujve vullkanikë nga jugu i arkipelagut të Kurileve, të pretenduara nga Japonia me emrin e Territoreve të Veriut.
Është pikërisht kjo mosmarrëveshje territoriale që ka penguar deri tani dy shtetet të arrijnë nënshkrimin e një traktati të paqes dhe negociatat deri në këtë pikë nuk kanë shënuar progres të dukshme këto vitet e fundit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit Shinzo Abe.
Putin e bëri këtë propozim në kuadër të Forumit Ekonomik të Vladivostok, në Ekstremin e Largët Rus, ku vetë Abe ka lëshuar gjithashtu një thirrje pro nënshkrimit të një traktati të tillë, temë kryesore e diskutimeve të viteve të fundit.
Kreu i Shtetit rus deri tani shumë i rezervuar për këtë çështje, shkaku i ngërçit të marrëdhënieve dypalëshe, sqaroi se ideja i kishte lindur natyrshëm në mendje.
Të hënën, presidenti rus, i cili është takuar shpesh me Shinzo Abe, deklaroi se do të ishte naive të mendosh se kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet brenda një ore, duke u shprehur thjesht ”të gatshëm për të gjetur zgjidhje që do t’i përshtateshin si Rusisë ashtu edhe Japonisë’’.
Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se dy liderët nuk e kanë diskutuar ende propozimin e presidentit rus. /kp/Telegrafi/