Site icon Telegrafi

​Prishtinasit në Halloween vetëm për hatër të fëmijëve

 Kësi lloj maskash mund të shohësh edhe në fytyrat e qytetarëve të Prishtinës, të cilët tash e sa vite, bashkohen me qytetarët tjerë në botë për të festuar këtë festë.

Në Prishtinë, mund të shohësh edhe simbole të tjera të kësaj feste, si kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelet, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme.

Halloween, edhe pse në Kosovë ka nisur të festohet viteve të fundit, ajo në botë kthehet në garë midis VIP-ve për kostumin më të bukur.

Halloween u përhap në Kosovë pesë vitet e fundit, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë dhe fëmijët.

E fëmijët janë arsyeja kryesore që kanë shtyrë edhe shumë prindër të dalin në sheshet dhe rrugët e Prishtinës, për të festuar këtë festë.

“Pai mund të them që për fëmijët është diqka më interesant. Është diçka që e presim me padurim këtë ditë. Për neve s’po di çka me të thënë. Është ndjenjë edhe për neve, interesant por s’po di çfarë të të them", tha qytetarja Ardita Avdiu. 

Nga ana tjeter, qytetarja Ardita Grajqevci tha: “Dëshira e fëmijëve. Se di”.

“Këtu jemi dalë për shkak të kënaqësisë së fëmijëve sepse fëmijët tanë kanë pasur qejf të festojnë natën e Halloween-it. Jo, është hera e parë që vijmë këtu për shkak të fëmijëve", potencoi Teuta Maraj, një tjetër qytetare. 

Halloween, e ka prejardhjen nga Keltët, të cilët bënin kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të tyre, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. 600 vjet p.e.s populli Kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Por, kjo gjë nuk u ka rënë në vesh shumicës së qytetarëve. Ata, nuk e dinë rëndësinë e festimit të natës së Halloween-it.

“Ja nuk e kuptojnë aq shumë këtë festë, mirëpo për mua është një festë e frikshme”, shtoi Ardita Avdiu. 

Por, ka edhe prej atyre qytetarëve të cilët mendojnë se kjo festë nuk është për besimtarët mysliman.

“Jo. S’ka rëndësi për mu. Kjo festë na duket për krishterë. Nuk është për neve”, ka thënë Valoni, qytetar tjetër nga Prishtina. 

Në anën tjetër, janë dyqanet dhe shumë kioske në Prishtinë, që kanë nxjerrë në shitje maska të ndryshme. Ata, pas kamerës, thanë për KosovaPress, se interesimi më i madh për t’i blerë ato janë fëmijët.

Kurse, Klube të ndryshme të natës kanë organizuar mbrëmje muzikore, duke përfshirë edhe shpërblime për kostumin apo maskimin më të mirë për Halloween. /Telegrafi/

Exit mobile version