Ylli i Barcelonës, Neymar përfundimisht nuk do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Reprezentuesi brazilian është një lojtarët më të kërkuar nga klubet e fuqishme evropiane, sidomos nga top-klubet angleze.
Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Blaugranat’ janë të vendosur ta mos e shesin Neymarin, kështu që transferimi i tij është i pamundur të paktën jo në afatin kalimtar të kësaj verë.
Neymar bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin përbejnë treshen e rrezikshme të njohur si MSN.