Jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Bayern Munichut janë të nervozuar me referimin jo të mirë të Victor Kassai në humbjen e tyre ndaj Real Madridit në çerekfinale me rezultat 4-2.
Ylli i klubit gjerman Franck Ribery ka shfrytëzuar Instagramin e tij për të reaguar ndaj gjyqtarit kryesor.
“Një vit me punë të madhe, faleminderit refer, bravo!”, ka shkruar francezi.
Pakënaqësitë e klubit bavarez janë të dy golat e Cristiano Ronaldos të shënuar në kohën shtesë, ku të dy kanë ardhur nga pozita jashtë loje.
Por, edhe kartoni i dytë i verdhë i Arturo Vidal sipas tyre nuk ishte i drejt. /Telegrafi/