Tashmë miniafati kalimtar i janarit ka nisur edhe për klubet e vendit tonë.
Më aktivi në këtë sferë duket se janë llapjanët, të cilët kanë vendosur të largojnë, por edhe sjellin përforcime të reja.
Pasi shkëputi kontratën me dy lojtarë gjatë ditës së sotme, Llapi ka transferuar edhe një sulmues.
Në fakt, sulmuesi Miran Maksuti është rikthyer tek klubi podujevas, tek i cili ka qenë edhe më parë.
“Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe në këtë edicion do vesh fanellën bardhekaltër të Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit.
Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u.
Ndryshe, llapjanët kanë sjell në radhët e veta Rron Statovcin, i cili vitet e kaluara ishte pjesë e Tiranës dhe Partizanit. /Telegrafi/