Telegrafi

Zyrtarizohet logoja e botërorit të vitit 2022 në Katar

Kupa Botërore e vitit 2022 do të mbahet në shtetin e Katarit ndërsa sot u prezantua logoja zyrtare e kësaj ngjarje.

U zbulua në kryeqytetin Doha dhe mijëra njerëz kureshtar morën pjesë në ngjarje.

Shumë qytete të mëdha në mbarë botën bënë të njohur edhe zbulimin e kësaj logoje në vendet publike.

Vijat e lakuara të logos paraqesin pluhurin e shkretëtirë, dhe laku i vazhdueshëm tregon edhe numrin tetë – në kujtesë të tetë stadiumeve të pabesueshme ku do të luhen ndeshjet e botërorit.

Kujtojmë se në këtë ngjarje madhore do të marrin pjesë 32 shtete të pesë kontinenteve të planetit tokë.

Ndryshe, kampioni në fuqi i botërorit është kombëtarja e Francës, e cila në finale vitin e kaluar kishte mposhtur Kroacinë. /Telegrafi/