Granit Arifaj është zyrtarisht pjesë e klubit Liria nga Prizreni.
Ndonëse marrëveshja mes klubit dhe sulmuesit shtatlartë ishte arritur ditë më parë, konfirmimi zyrtar erdhi të shtunën në mbrëmje, pasi palët nënshkruan kontratën njëvjeçare.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Liria është ekip me traditë. Besoj që t’ia shpaguaj besimin”, ka thënë Arifaj pas nënshkrimit të kontratës.
“Njëri ndër sulmuesit qendër më të mirë në Kosovë. Jam i lumtur që arritëm ta sjellim këtë futbollist me vlera”, ka thënë drejtori Erxhan Dana, pas nënshkrimit me futbollistin.
Ditët në vijim priten transferime të reja nga Liria. /Telegrafi/