Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë në Parkun e Princave përfundoi 2-1 për Citizens, derisa të martën e kësaj jave do të takohen në Etihad.
Në listën e publikuar nga PSG, konfirmohet se Kylian Mbappe do të luajë në takimin që ata do të tentojnë t’i ndryshojnë gjërat.
Francezi mungoi në takimin e fundjavës përballë Lens, derisa ishte vënë në dyshim edhe paraqitja e tij ndaj Cityt.
Mirëpo, klubi francez bëri të ditur se Mbappe do të jetë në listë, mirëpo mbetet të shihet nëse do të luajë nga fillimi. /Telegrafi/
Le groupe parisien pour cette demi-finale retour ! 📋🔴🔵#UCL | #MCIPSG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 3, 2021