Kampionati i sivjetmë evropian po vlerësohet si një ndër më cilësorët shkaku i rezultateve të papritura të arritura nga kombëtaret e ndryshme.
Por, kjo nuk do të thotë se të njëjtën gjë e kanë shfaqur edhe tifozët në shkallët dhe jashtë stadiumeve.
Shkaku i një mori përleshjeve të grupeve të tifozëve, veçanërisht të rrahjeve mes tifozëve rusë dhe anglez, ka pasur një numër të madh të arrestimeve, transmeton Telegrafi.
Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, ka zbuluar edhe numrin e tifozëve që janë arrestuar shkaku i sjelljeve josportive.
“557 persona janë arrestuar gjatë Euro 2016. Disave prej tyre i janë shqiptuar edhe dënime me burg”, tha ministri francez.
Vlen të ceket se tashmë janë shqiptuar disa dënime për kombëtaret, ku i fundit ishte për kroatët 10 mijë euro. /Telegrafi/