Site icon Telegrafi

Zyrtarët amerikanë nxitojnë të strehohen ndërsa sirenat e sulmit ajror aktivizohen në Tel Aviv

Janë aktivizuar sirenat në pjesën qendrore të Izraelit pas lëshimit të disa predhave nga Libani.

Izraeli tani thotë se ka rrëzuar dy raketa pas aktivizimit të sirenave që paralajmërojnë sulm ajror në Tel Aviv – ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ishte në një vizitë në qytet.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe gazetarë, nxituan nga salla e mëngjesit në një strehë në katin e poshtëm.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky sulm, ndërsa kjo nuk është hera e parë që politikanë nga vende të ndryshme të botës, detyrohen të futen nëpër strehimore gjatë qëndrimit të tyre në Izrael.

Në anën tjetër, sulmet ajrore izraelite në Liban po vazhdojnë – duke goditur kështu objektivat e Hezbollahut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version