Site icon Telegrafi

Zyrtare: Zymer Bytyqi, lojtari i ri i CSKA Sofja  

Zymer Bytyqi ka nënshkruar me klubin e njohur bullgar CSKA Sofja, ku do ta vazhdojë karrierën. 

Sulmuesi i krahut, Byryqi që ka 24 paraqitje për Kosovën, do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit bullar, ku për shok skuadra do ta ketë Lumbardh Dellovën. 

Në sezonin e tij të fundit, Bytyqi luajti për skuadrën turke Antalyaspor, ku u transferua nga skuadra greke Olympiakos.

 

Bytyqi ka luajtur edhe për Konyaspor, Red Bull Salzburg, si dhe për klubet norvegjeze Viking dhe Sandnes Wolf. 

Ai regjistroi 104 ndeshje në Superligën turke dhe 148 ndeshje në kampionatin elitar të Norvegjisë. 

Ylli i Kosovës do t’i bashkohet procesit stërvitor me bashkëlojtarët të tij të martën, të cilët po zhvillojnë kampin në Bansko. /Telegrafi/  

Exit mobile version