Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ylber Ramadani nënshkruan me klubin skocez Aberdeen

Aberdeen FC ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin shqiptar Ylber Ramadanin.

Mesfushori ferizajas Ramadani ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me klubin skocez.

Klubi njofton se Ylberi do t’i bashkohet bashkëlojtarëve pas përfundimit me sukses të procesit të vizave.

Ramadani ka kaluar në Skoci nga klubi hungarez MTK Budapest, ndërsa 26-vjeçari i a lindur në Gjermani e filloi karrierën e tij me klubin kosovar Ferizaj.

Ai ka luajtur te Prishtina, Drita dhe Partizani përpara se të kalonte në Superligën Daneze te Vejle BK.

Ramadani është lojtar i Kombëtares së Shqipërisë./Telegrafi/

Exit mobile version