Watford ka konfirmuar se trajneri, Quique Sanchez Flores do të largohet gjatë kësaj vere.
Kështu ka konfirmuar klubi i Ligës Premier përmes një deklaratë për mediat, ku e ka falënderuar trajnerin spanjoll.
“Ne duam ta falënderojmë Quiquen. Ai dhe ekipi ka arritur objektivat e vendosura në fillim të sezonit, por koha është për ndrysime. Quique i dëshirojmë të gjitha të mirat në të ardhmen dhe gjithmonë është i mirëpritur në Vicerage Road”, shkruan në komunikatën e klubit, ku luan mesfushori shqiptar, Valon Behrami.
Kujtojmë se Watford aktualisht gjendet në pozitën e 13 të ligës elitare angleze me 44 pikë dhe ka siguruar mbijetesën një javë para përfundimit të kampionatit të Ligës Premier. /Telegrafi/