Mesfushori 31-vjeçar Vullnet Basha është rikthyer te Wisla Krakow pas një pauze njëvjeçare me këtë klub.
Kontrata e tij do të jetë e vlefshme nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2024, pra për dy vite.
Vullnet Basha hapat e parë në futboll i ka bërë në Zvicër, ku përfaqësoi skuadra të tilla si FC Lausanne-Sport, Grasshopper Club Zürich, Neuchatel Xamax Football Club dhe FC Sion.
Në Spanjë ka luajtur me fanellat e Real Zaragoza, SD Ponferradina dhe UCAM Murcia CF.
Më 10 gusht 2017, Vullnet Basha u prezantua si lojtar i Wisła Krakow, ku luajti deri në përfundimin e sezonit 2020/2021.
Shqiptari me pasaportë zvicerane ka luajtur 85 ndeshje me klubin polak ku shënoi 4 gola dhe dha 5 asistime.
Ai u largua nga Krakova vitin e shkuar dhe iu bashkua AO Ionikos grek, por pas një viti qëndrimi në Greqi, Vullnet Basha vendosi të rikthehet në Wisla, e cila e ka humbur statusin e skuadrës elitare./Telegrafi/