Mbrojtësi i njohur shqiptar i Shkëndijës, Visar Musliu është prezantuar te klubi hungarez MOL Fehervar FC.
Ka qenë klubi i Shkëndijës që e ka konfirmuar largimin e lojtarit, ndërsa mësohet se do të fitojnë 500 mijë euro.
Ai sot është prezantuar te klubin i ri, ku do ta vazhdojë karrierën .
“Shkëndija dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në radhët e kampionëve të Hungarisë”.
“24 vjeçari do të firmosë kontratë me MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë (30.06.2020)”.
Visar Musliu largohet nga Shkëndija pas një viti e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi 3 trofe me kuqezinjtë, 2 kampionate dhe 1 Kupë.
Ai zhvilloi 62 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Evropë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë). /Telegrafi/