Telegrafi

Zyrtare: Villas-Boas merr drejtimin e Marseilles

Marseille kishte marr vendim që ta largonte Rudi Garcian, ndërsa sot në vend të tij është emëruar Andre Villas-Boas.

Ish trajneri i Portos dhe Chelseat ka nënshkruar kontratë për dy vite me klubin francez.

Drejtuesit e Marseille besojnë se me Villas-Boas skuadra do të rikthehet në Ligën e Kampionëve, pse jo të luftojë për titullin kampion.

Kjo pasi klubi pritet që të bëjë përforcime të mëdha.

Portugezi Villas-Boas edhe pse është vetëm 41-vjeç ka një karrierë të pasur si trajner pasi që nga viti 2009 ka drejtuar me radhë Academica Coimbran dhe Porton në Portugali.

Në Angli ka drejtuar  Chelsean dhe Tottenham, ndërsa në Rusi ka qenë pjesë e  Zenitit.

Së fundmi ka qenë trajner i Shanghai SIPG në Kinë. /Telegrafi/