Telegrafi

Zyrtare: Vieira emërohet trajner i skuadrës franceze, Nice

Patrick Vieira (Getty Images)

Patrick Vieira është trajner i ri i skuadrës franceze nga Ligue 1, Nice.

Ish-mesfushori francez ka zhvilluar karrierë të madhe si futbollist me fanellën e Arsenalit dhe pastaj edhe me të Juventusit e Interit.

Por, pas pensionimit Vieira filloi të punojë për tu bërë një trajner dhe atë e arriti duke u emëruar si shef i New York Cityt në Mayor League Soccer.

Emri i tij u përfol si zëvendësues i Arsene Wengerit te Arsenalit, por Topçinjtë emëruan Unai Emeryn.

Foto: Nice/Twitter

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Vieira ka gjetur punë duke u bërë trajner i ri i skuadrës franceze nga Ligue 1, Nice.

Është vet klubi francez që ka konfirmuar emërimin e Vieira si trajner të ri, duke e zëvendësuar në detyrë Lucien Favren.

Me emërimin si trajner, Vieira është ndarë i lumtur, ashtu sikurse edhe skuadra franceze që ka pritje të mëdha nga ai. /Telegrafi/