Telegrafi

Zyrtare: Victor Valdes rikthehet në Manchester United

Portieri i mirënjohur, Victor Valdes ka ndërprerë huazimin e tij te Standard Liege e Belgjikës.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi belg, që ka bërë të ditur se Valdes do të rikthehet sërish tek Manchester United, me të cilët ka kontratë.

Valdes u huazua në Standard në verën e vitit të kaluar. Spanjolli luajti tetë ndeshje me ish-kampionët e Belgjikës.

Portieri spanjoll ishte pjesë e Barcelonës për shumë vite dhe fitoi shumëçka me këtë skuadër. /Telegrafi/