Site icon Telegrafi

Zyrtare: Verratti rinovon me PSG-në

 Është zyrtare, Marco Verratti rinovon kontratën me Paris Saint Germain, duke i mbyllur derën Realit të Madridit që gjatë muajve të fundit kishte shfaqur interes konkret për mesfushorin.

Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, i cili shprehet se dëshira e vetme e Verratit ishte ta vazhdonte karrierën në Paris pasi mesfushori dëshiron të ngjitet në majën e Evropës me klubin francez. Italiani u bashkua me Paris Saint Germain në vitin 2012 dhe që prej asaj periudhe ai arriti të fitonte besimin e trajnerëve, duke u rreshtuar titullar në mesfushë.

Lexo po ashtu Verratti flet për interesimin e Realit, tregon se kur do të largohet nga PSG

Brenda 4 viteve në Paris, ai e ka rinovuar kontratën po kaq herë për shkak të sinjaleve që kanë ardhur në Paris nga disa prej klubeve më të pasura të planetit, por dëshira e presidentit Al Khelaifi për ta mbajtur në Paris, ka bërë që mesfushori 23-vjeçar të refuzojë çdo ofertë, transmeton SuperSport.

Verrati e nisi karrierën te Paris Saint Germain me rreth 800 mijë Euro në sezon, por tashmë ai do të përfitojë 10 fish më shumë, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar në Ligue 1.

Lojtari italian nuk ishte pjesë e Kombëtares së Katër në Euro 2016 për shkak të një dëmtimi, por ai pritet të jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë në fillimin e këtij sezoni.

Exit mobile version