Telegrafi

Zyrtare: Verratti i qëndron besnik PSG-së

Marco Verratti edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin.

Mesfushori italian ka vendosur që t’i qëndroj besnik skuadrës franceze edhe për disa vite të tjera.

Verratti ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 e kampionin nga Ligue 1.

Reprezentuesi i Italisë është në mesin e mesfushorëve më të mirë në botë, andaj skuadra franceze vendosi që ta blindojë atë.

Verratti ishte cak i shumë skuadrave në të kaluarën, sidomos te Barcelona që e ka kërkuar në shumë afate kalimtare. /Telegrafi/