Telegrafi

Zyrtare: Vendosen datat e ndeshjeve të DFB Pokal

DFB Pokal ka njoftuar për datat e reja se kur do të zhvillohen ndeshjet e mbetura.

Coronavirusi kishte përjashtuar të gjitha ndeshjet në Gjermani, si ashtu edhe në vendet e tjera të botës, mirëpo gjendja tani ka filluar të stabilizohet.

Trofeu i dytë më i rëndësishëm në Gjermani po rikthehet sikurse Bundesliga, duke caktuar datat e ndeshjeve që ende s’janë zhvilluar.

Lexo po ashtu Bundesliga fillon me 16 maj, mbyllet me 27 qershor – publikohet orari deri në fund

DFB Pokal ka bërë të ditur se gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 qershor, derisa finalja do të luhet më 4 korrik.

Kujtojmë se Bundesliga do të rikthehet më 16 maj dhe do të përfundojë më 27 qershor. /Telegrafi/