Telegrafi

Zyrtare: Vëllaznimi shkarkon trajnerin Gojani

Vëllaznimi sezonin e ardhshëm do të bëjë garë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra gjakovare sot ka shkarkuar trajnerin e gjertanishëm Arsim Gojanin.

Kështu së paku shkruan në ueb-faqen zyrtare e klubit të kuqezinjve, transmeton Telegrafi.

‘FC Vëllaznimi me Gojanin kanë vendosur ta ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje. Kryetari dhe kryesia falënderon Gojanin dhe shtabin teknik për punën e deritanishme. FC Vëllaznimi shumë shpejt do të bëhet me trajner të ri”, shkruan në ueb-faqen e klubit.

Kujtojmë se Vëllaznimi sezonin e kaluar u shpall nënkampion në Ligën e Parë të Kosovës. /Telegrafi/