Telegrafi

Zyrtare: Vëllaznimi shkarkon Megzon Visokën

Foto: Arkiv

Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka shkarkuar Megzon Visokën nga pozita e trajnerit.

Klubi gjakovar lëshoi njoftimin zyrtar në llogarinë e tyre në Facebook, duke falënderuar trajnerin për angazhimin.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Vëllaznimit:

NJOFTIM

KF Vëllaznimi nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.

Klubi e falenderon Megzon Visoken për punën dhe angazhimin e deritanishëm në Klub, dhe njëheri i deshirojme suksese në të ardhmen.

Për ndryshimet në shtabin teknik do informoheni me kohë në ditët në vazhdim. /Telegrafi/