Site icon Telegrafi

Zyrtare: VAR do të përdoret edhe në Botërorin e vitit 2018

Teknologjia e asistimit të gjyqtarëve, Video Assistance Referee (VAR), do të shfrytëzohet edhe në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Rusia do të presë ngjarjen më të madhe të futbollit që do të mbahet nga 14 qershori.

Është zyrtari i lartë i FIFA-s, Philippe Le Floc’h që ka konfirmuar për Sky Sports shfrytëzimin e kësaj teknologjie në ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.

Një konfirmim i tillë është pritur nga FIFA për Botërorin, Rusia 2018, pasi tashmë VAR është testuar me sukses në disa ndeshje dhe kampionate.

Janë Bundesliga dhe Serie A që kanë integruar teknologjinë VAR, duke minimuzar gabimet e gjyqtarëve, por natyrisht duke mos i eleminuar ato plotësisht.

Kjo teknologji është në pritje që të shfrytëzohet nga edicioni i ardhshëm edhe në Ligën Premier dhe La Liga.

Aktualisht në La Liga nuk përdoret as teknologjia e vijës fatale të golit, për shkak se është cituar si e shtrenjtë nga drejtues të federatës spanjolle të futbollit (RFEF).

Botërori, Rusia 2018 do të zhvillohet në qytetet më të mëdha ruse dhe stadiumet epike, disa prej të cilave do të rindërtohen e ndërtohen nga fillimi.

/Telegrafi/

Exit mobile version