Manchester Unitedi ka njoftuar se ka rinovuar me Antonio Valencian.
Anësori ka vazhduar edhe për një vit me Djajtë e Kuq, pra do të jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2018.
31-vjeçari ka qenë pjesë e klubit anglez për tetë sezone, ku në 270 ndeshje ka shënuar 21 gola.
Te Unitedi lojtari erdhi nga Wigan Athletic. /Telegrafi/