Marcelino nuk është më trajner i Valencias, pas takimit të së martës mes pronarit Peter Lim dhe presidentit Anil Murthy në Singapor.
Murthy zbarkoi në Valencia disa orë më parë, ku Marcelino është informuar për vendimin e marrë dhe klubi ka dal me një deklaratë zyrtare për largimin e tij.
Trajneri që e ka siguruar kthimin në Ligën e Kampionëve, duke i dhuruar edhe një trofe pas 10 vitesh Valencias, është shkarkuar për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarin.
OFFICIAL STATEMENT https://t.co/Xjzb4seBDT
— Valencia CF (@valenciacf_en) September 11, 2019
Marcelino largohet nga Valencia si një nga trajnerët më të suksesshëm dhe të njohur të klubit, tre ditë para se ata të ndeshet me Barcelonën dhe një javë para se të presin Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Marcelinon do ta zëvendësojë Albert Celades, trajner pa përvojë në La Liga Santander, pasi ka qenë vetëm ndihmës i Julen Lopetegui në Real Madrid.
Më parë, ai ishte trajneri i Spanjës U-21 për katër vjet (ai humbi finalen e Kampionatit Evropian U21 në Gjermani ). /Telegrafi/