Villarreal ka konfirmuar emërimin e Unai Emery si trajnerin e tyre të ri duke nënshkruan një marrëveshje tre-vjeçare.
‘Nëndetësja e Verdhë’ ka pasur një marrëveshje me spanjollin për disa kohë dhe e kishte pritur të bëjë një njoftim zyrtar në fund të sezonit.
I larguari Javi Calleja arriti kualifikimin në Ligën e Evropës për Villarrealin me një përfundim në vendin e pestë në La Liga.
Me sigurimin e futbollit evropian, rruga u pastrua që Emery të kthehej në futbollin spanjoll pas disa vitesh larg kampionatit elitar spanjoll.
“Villarreal CF ka arritur një marrëveshje me Unai Emery që menaxheri bask të jetë trajneri kryesor i Yellows për tre sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftim.
💛💛 Welcome @UnaiEmery_! 💛💛https://t.co/IkLXttcwVa pic.twitter.com/tUui5ChDCP
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) July 23, 2020
Kohëve të fundit në krye të Arsenalit, Emery ka qenë trajner edhe në Almeria, Valencia, Spartak Moskë, Sevilla dhe Paris Saint-Germain.
Emery ka një përvojë të pasur me lojtarët më të mirë dhe ka drejtuar disa ekipe drejt suksesit në garat evropiane. /Telegrafi/